View allAll Photos Tagged dita

Dita Brixa Asian Fit - DTX109

She loves drinking the water out of the bath tap - strange girl!

Stasiun clp,sore hari

Estrenando su nueva peluca que el suyo ya estaba muy echo polvo,la veo diferente pero creo que ha ganado mucho con el cambio

Rieka guitarist

Restauración

BUPA London 10k 25/05/2009

Photo from photo search and community site for runners and amateur

sports photographers 42run.

For more information about the event visit our blog.

Dita Boterore e Mjedisit, Ecovolis: Dashuria per ambientin ekziston edhe ne vendin tone

5 Qershori, Dita Botërore e Mjedisit, bashkoi edhe këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, përfaqësitë ndërkombëtare në një Stafetë të Gjelbër që shpërndau frymën pro-ambientaliste në rrugët e lagura të kryeqytetit. Iniciativa e të rinjve aktivistë të Ecovolis u vërtetua shumë e suksesshme edhe pse kushtet moteorologjike nuk premtonin një aktivitet të tillë.

Stafeta e gjelbër kaloi dorë më dorë nga përfaqësitë diplomatike, ndërsa Shqipëria, përveҫ të aktivistëve të Ecovolis u përfaqësua dhe nga Zonja e parë e vendit, Odeta Nishani. Përfaqësia e SH.B.A, kryesuar nga Zv. Ambasadori, Z. Henry Jardine, dha shembullin e mirë të pedalimit jo vetëm të kujdesshëm, por edhe të pajisur me të gjithë aksesorët dhe masat e sigurisë, që rrallë herë i shohim të respektohen në vendin tonë.

Kjo stafetë me frymën e saj perëndimore kaloi gjithashtu përmes përfaqësive zyrtare hollandeze, angleze, franceze etj, për t'iu dorëzuar Zv. Ministrit të Mjedisit, Z. Taulant Bino.

Shiu i rrëmbyer nuk dekurajoi asnjë nga përfaqësitë dhe të rinjtë vullnetarë. Madje padashje ky shi e bëri edhe më argëtuese stafetën, e cila edhe sivjet vërtetoi se fryma e komunitetit dhe dashuria për ambientin ekziston edhe në vendin tonë, dhe na takon ne të gjithëve ta ushqejmë e ta përhapim, jo vetëm në ditën botërore të mjedisit, por përditë e në ҫdo hapësirë që ndjejmë se mjedisi ka nevojë për ne.

Aktivitetet e kësaj dite vazhdojnë me stafetën që në këtë moment po i drejtohet zonës së Kasharit, për t'u kthyer pak më vonë drejt Liqenit Artificial, ku banorëve të kryeqyetit do t'i prezantohen nisma të tjera dashamirëse ndaj mjedisit.

 

1 2 ••• 74 75 76 77 78 80