Eco Bicycle Shop
Eco Bicycle Shop - Ecovolis - Udheto pa stres!
Eco Bicycle Shop
Udheto pa stres!
Rruga: Abdyl Frasheri, P10/1
perballe Vesa Center
info@ecovolis.org
JETO GJELBËR ME ECO BICYCLE SHOP
Eco Bicycle Shop është një biznes social, krijuar nga njerëz që kanë pasion dhe kanë kontribuar vazhdimisht për mjedisin, të cilët besojnë se përdorimi i përditshëm i biçikletës është një kontribut i madh për mjedisin dhe shëndetin. Eco Bicycle Shop synon të zgjerojë komunitetin e biçikletave në Tiranë, duke ofruar jo vetëm biçikleta por edhe programe trajnimi, mundësi për zhvillimin e praktikës për studentë dhe të rinj vullnetarë dhe të inkurajojë mbrojtjen e mjedisit dhe të përdorimit të përditshëm të biçikletës. Duke ndjekur nga afër zhvillimin dhe përdorimin e biçikletave gjatë 10 viteve të fundit, në vënde të ndryshme të botës, ne besojmë se janë mundësitë e shumta për zgjerimin e komunitetit të përdoruesve të biçikletave dhe në Tiranë.
Parimi që drejton biznesin tonë është "Jeto Gjelbër”. Ne e kemi krijuar këtë koncept si një nevojë për të ndërgjegjësuar komunitetin e Tiranës në të mirat e shumta që shoqërojnë përdorimin e biçikletës dhe mbi të gjitha ndikimin pozitiv që ka ajo në shëndet dhe në mjedisin e qytetit tonë. Ne po përpiqemi që të krijojmë një lëvizje biçikletash, duke shpërndarë informacion mbi avantazhet e biçikletës, duke organizuar kurse dhe udhëtime me biçikletë që nxisin bashkëveprim dhe ndihmojnë në rikthimin e një kulture biçikletë. Në të gjitha vendimet tona të biznesit, ne e konsiderojmë përgjegjësinë mjedisore dhe sociale si gjënë më të rëndësishme, ku është bazuar dhe kjo nismë. Kjo është arsyeja pse ne e quajmë Eco Bicycle Shop, (Dyqani i Biçikletave Ekologjike). Biçikleta për ne është një mjet i rëndësishëm për shëndetin fizik, mendor dhe shpirtëror.
Eco Bicycle Shop ofron një shërbim të plotë të biçikletave në mënyrë profesionale. Dyqani është në qendër të qytetit, shumë pranë Librit Universitar, (tuneli përballë Vesa Center). Në brendësi të tij do të gjeni një ambient mjaft të këndshëm me biçikleta varur kudo, një poster të madh 8 x 2 metra, të një biçiklete dhe natyrës përreth saj, për tu ndjerë më afër natyrës. Biçikletat e Eco Bicycle Shop dhe pse shumica janë të përdorura janë të cilësisë shumë të mirë dhe për çdo rast nëse duhet shërbim skuadra e teknikëve ofron një servis të plotë dhe këshilla për ta mirëmbajtur biçikletën tuaj. Cilësia dhe kujdesi për biçikletat është pasioni i skuadrës Eco Bicycle Shop
Ndër nismat kryesore të Eco Bicycle Shop është nxitja e turizmit me biçikleta, pjesë e eko-turizmit sportiv dhe aventurë. Kjo gjë do të realziohet së shpejti me ofrimin e guidave dhe infrastrukturës mbështetëse në realizimin e këtyre udhëtimeve kaq interesante.
Skuadra Eco Bicycle njëkohësisht po përgatitet për Projektin “Bike Green”, i cili synon të prezantojë direkt në komunitetet e Tiranës avantazhet dhe të mirat e përdorimit të biçikletës duke angazhuar qindra të rinj vullnetarë në informimin dhe në organizimin e udhëtimeve me biçikleta në lagjet e Tiranës. Në këtë mënyrë ne shpresojmë të zgjerojmë komunitetin që përdorin biçikletat dhe të ulim përdorimin e makinave.
Krijues dhe të përkushtuar pas këtij biznesi social & mjedisor Eco Bicycle Shop ka në fokus përdorimin e biçikletave edhe për grumbullimin dhe riciklimin e mbeturinave. Përderisa ky shërbim është një mënyrë për të kontribuar dyfish në cilësinë e mjedisit dhe ekzistojnë mënyrat dhe mundësitë teknike për ta realizuar, ne jemi të gatshëm të investojmë për zgjidhje ekologjike të këtij proçesi.
Së fundmi Eco Bicycle Shop ka kënaqësinë të shpallë këto ditë ofertat e fundvitit për biçikletat e fëmijëve, të ardhurat e të cilave do të shkojnë për hapjen e 4 stacioneve të para të biçikletave publike në kryeqytet.
Skuadra,