Back to photostream

Ecovolis - Social Network Posts

Sistemi publik i biçikletave është një shërbim në të cilin biçikletat vihen në dispozicion për përdorim të përbashkët, për qytetarët të cilët nuk kanë një biçikletë. Sistemet publike të biçikletave ndahen në dy kategori. Programet komunitare të biçikletave, organizuar kryesisht nga organizatat jofitimprurëse në bashkëpunim të ngushtë me qeveritë lokale. “Smart Bike Programme”, (programet me garanci të biçikletave) zbatuar kryesisht nga agjencitë qeveritare ose në një partneritet publik – privat. Qëllimi kryesor i këtyre sistemeve është të sigurojnë përdorim të lirë ose të përballueshëm të biçikletave për udhëtime në distanca të shkurtra brenda zonave urbane, si një alternativë ekologjike e transportit publik, duke ulur kështu bllokimet e trafikut, zhurmat dhe ndotjen e ajrit. Sistemi publik i biçikletave është përkufizuar si zgjidhja e “shekullit” për lëvizshmërinë në zonat urbane, për sigurinë, për qytetin e jetueshëm dhe për mjedisin

61 views
0 faves
0 comments
Uploaded on January 17, 2012
Taken on January 17, 2012